Avokati i Popullit priti Ambasadoren holandeze në Kosovë

22/10/2015

Sot, në një takim të veçantë, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari ka mirëpritur Ambasadoren holandeze në Kosovë, znj. Mrs. Gerrie Willems, e shoqëruar nga znj. Venera Ramaj, këshilltare për politikat e sundimit të ligjit.

Gjatë takimit u bisedua për punën dhe aktivitetet e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe sfidat me të cilat ballafqohet ky institucion, në përmbushjen e misionit dhe mandatit kushtetues dhe ligjor që ka.