Avokati i Popullit priti Ambasadorin britanik në Kosovë
20/10/2015
Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari ka mirëpritur sot, në një takim kurtuazie Ambasadorin e Mbretësisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Connell. Në këtë takim, Ambasadori britanik u interesua për sfidat me të cilat përballet Avokati i Popullit, si një mekanizëm i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit e njoftoi Ambasadorin britanik mbi sfidat dhe vështirësitë kryesore në punën e institucionit që ai udhëheq dhe së këndejmi edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi në vend. Me këtë rast, ka vlerësuar bashkëpunimin me mekanizmat ndërkombëtar në funksion të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.