U takuan në Prishtinë, Avokati i Popullit të Kosovës me homologun e tij në Shqipëri
01/09/2015
Prishtinë, 1 shtator 2015 – Avokati i Popullit të Kosovës, z. Hilmi Jashari, ka pritur në takim sot, Avokatin e Popullit të Shqipërisë, z. Igli Totozani me bashkëpunëtorët e tij.
Homologu nga Shqipëria përgëzoi z. Jashari për zgjedhjen e tij në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.
Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar z. Totozani për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë që do të diskutohen ndërmjet dy institucioneve për realizmin e projekteve të përbashkëta, për të kontribuar dhe për të ndikuar në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.