Featured Image

Avokati i Popullit ka takuar Ministrin e Administratës Publike

23/07/2015

Fotoja dhe informata, të huazuara nga ueb faqja zyrtare e Ministrisë së Administratës Publike

MAP-i DO TË VAZHDOJ BASHKËPUNIMIN ME AVOKATIN E POPULLIT

2015-07-23

Ministri Yagcilar: Me një angazhim të përbashkët, pritet që në një periudhë të afërt të bëhet zgjidhje për akomodimin e institucionit të Avokatit te Popullit.

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar është takuar me Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës Hilmi Jashari. Në këtë takim është biseduar për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe këtij institucioni, me theks të vecantë u fol  për administratën publike dhe komunikimin në mes të organeve shtetërore dhe qytetareve.

Me një angazhim të përbashkët u konfirmua gatishmëria për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave, me qëllim të përmiresimit të gjendjes në shërbimin civil.

Në këtë  takim është vlerësuar  që akomodimi i institucionit të Avokatit të Popullit,  duhet të realizohet  sa më shpejtë  në përputhje me vendimet paraprake.

 

Burimi i informatës: https://map.rks-gov.net/News/MAP-i-DO-TE-VAZHDOJ-BASHKEPUNIMIN-ME-AVOKATIN-E-PO.aspx