Ftesë Mediave

05/07/2015

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare të mbajtur më 2 korrik 2015, ka zgjedhur z. Hilmi Jashari, Avokat të ri të Popullit.

Më datë 6 korrik 2015 (e hënë), në ora 11:00, në Zyrën Qendrore të IAP-së,
(Rr. Enver Maloku, nr. 28-Bregu i Diellit, Prishtinë)
do të bëhet dorëzim – pranimi i detyrës nga Avokati i deritashëm i Popullit, z. Sami Kurteshi tek Avokati i ri i Popullit, z. Hilmi Jashari

Me këtë rast, mediat mund të marrin pamje nga momenti i pranim – dorëzimit, ndërkaq më pas, z. Jashari dhe z. Kurteshi do t’u drejtohen gazetarëve me deklaratat e tyre.

Ju mirëpresim!