Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve
31/05/2015
Për të shënuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve, përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit, të dielën, më 31 maj 2015, nga ora 11:00 – 14:00, kanë mirëpritur fëmijët në sheshin “Nëna Terezë”. 1 Qershori u shpall si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në Konferencën Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve, më 1925, në Gjenevë të Zvicrës. Aty, 54 shtete pjesëmarrëse miratuan Deklaratën e Gjenevës për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kjo datë shënohet në mënyra të ndryshme, nga shumë vende të botës. Zakonisht në këtë ditë ndërmerren aktivitete të ndryshme për të gëzuar fëmijët, si dhe për të promovuar mirëqenien dhe të drejtat e tyre.