Informatë lidhur me shënimin e Ditës së Fëmijëve

29/05/2015

1 Qershori u shpall si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në Konferencën Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve, më 1925, në Gjenevë të Zvicrës. Aty, 54 shtete pjesëmarrëse miratuan Deklaratën e Gjenevës për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kjo datë shënohet në mënyra të ndryshme, nga shumë vende të botës. Zakonisht në këtë ditë ndërmerren aktivitete të ndryshme për të gëzuar fëmijët, si dhe për të promovuar mirëqenien dhe të drejtat e tyre.

Për të shënuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve, përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit, të dielën, më 31 maj 2015, nga ora 11:00 – 14:00, do të mirëpresin fëmijët në sheshin “Nëna Terezë” – nën dy tenda që do të kenë logon identifikuese të IAP-së, ku do të ofrohen informata lidhur me angazhimin dhe aktivitetet e Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të  fëmijëve.

Ju mirëpresim!