KONFERENCË SHTYPI – FTESË
14/04/2015
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) fton mediat në KONFERENCË SHTYPI lidhur me publikimin e informatave për mos përgjigjet e udhëheqësve të institucioneve publike ndaj rekomandimeve dhe raporteve të Avokatit të Popullit.
Konferenca për shtyp mbahet në Zyrën Qendrore të IAP-së në Prishtinë, ditën e mërkurë, më datë 15 prill 2015, në ora 11:00.