
Dhurim vullnetar i gjakut nga punonjës të IAP-së dhe familjarë të tyre
16/01/2015
Në mënyrë të organizuar, për të dytën herë me radhë, punonjës të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) dhe familjarë të tyre, kanë dhuruar gjak vullnetarisht. Falënderim ekipit të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, të cilët, edhe njëherë, treguan gatishmëri që kjo të realizohej në ndërtesën ku ndodhet Zyra Qendrore e IAP-së.