Featured Image

AVOKATI I POPULLIT MBAJTI SOT KONFERENCËN PËRMBYLLËSE PËR 2014-tën

29/12/2014

Prishtinë, 29 dhjetor 2014 – Institucioni i Avokatit të Popullit mbajti sot konferencën për shtyp – përmbyllëse për vitin 2014.
Me këtë rast, gazetarëve të pranishëm ju ofruan të dhënat preliminare statistikore, sa i përket ankesave të paraqitura dhe rasteve të trajtuara gjatë këtij viti.
Po ashtu, Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi shkurtimisht ka përmendur sfidat nëpër të cilat kanë kaluar autoritetet publike në vend, si dhe ka vënë theksin tek çështje që kërkojnë veprime urgjente dhe të domosdoshme nga institucionet përkatëse.