FTESË MEDIAVE
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, Avokati i Popullit do të jetë i pranishëm në shkollën fillore “Model” (rr. “Zagrebit” , afër Xhamisë së Llapit) dhe shkollën fillore “Asim Vokshi” ( rr. “Vëllezërit Fazliu”) në Prishtinë.
Vizita në këto dy shkolla do të ketë në fokus kushtet që ofrojnë ato për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dy ambiente shkollore me mundësi të ndryshme.
Me qëllim të koontributit të përbashkët për vetëdijësim sa i përket mbështetjes dhe kujdesit që duhet të tregojmë ndaj kategorisë së personave me aftësi të kufizuar, me theks të veçantë respektimit të të drejtave dhe lirive të tyre, si dhe integrimit shoqëror, ftojmë mediat që të përcjellin dhe mbulojnë medialisht vizitën e Avokatit të Popullit në dy shkollat e lartëpërmendura, nesër, e mërkurë, me datë 3 dhjetor 2014, nga ora 11:00.