FTESË MEDIAVE
Avokati i Popullit organizon Tryezën e rrumbullakët “PËRGJEGJËSIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT“, më 15 tetor 2014 ( e mërkurë ), në Hotel Sirius, në Prishtinë, prej orës 10:00 deri në orën 12:00.
Tryeza do të ofrojë mundësinë e diksutimit mes përfaqësuesve të institucioneve të nivelit qëndror dhe lokal,shoqërisë civile, ndërmarrjeve publike dhe palëve të prekura, lidhur me mbrojtjen e mjedisit, e cila përbën një nga parimet e rendit kushtetues në vendin tonë dhe është përgjegjësi e të gjithëve. Megjithatë, Kosova përballet me veprime degraduese dhe shkelje të vazhdueshme, që do të duhej të përbënin shqetësim serioz për secilin, individualisht dhe institucionalisht. Komuna e Obiliqit mbetet më e prekura sa i përket ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, prandaj fokusi i diskutimeve do të jetë pikërisht rreth kësaj problematike.
Ftoheni të mbuloni ngjarjen!