Avokati i Popullit dërgon në Kushtetuese Dekretin e Presidentes së vendit nr. DKGJK-001-2014
Prishtinë, 9 tetor 2014 – Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës i ka drejtuar sot kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me Dekretin e Presidentes së Republikës së Kosovës nr. DKGJK – 001 – 2014 të datës 31 gusht 2014 “për konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.
Pyetja e parashtruar Gjykatës Kushtetuese është: A mund të justifikohet ky devijim prej Kushtetutës në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të ratifikuar me datë 23 prill 2014 dhe ligjeve të tjera në fuqi në Republikën e Kosovës?
Versionin e plotë të kërkesës së IAP-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese do të mund ta gjeni nesër në web faqen e IAP-së.