NJOFTIM
08/07/2014
8 korrik 2014 – Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) njofton qytetarët dhe institucionet, se zyra rajonale e IAP-së në Gjilan ka ndërruar lokacion. Adresa e re e kësaj zyreje është në Bulevardin e Pavarësisë (ish objekti i gjykatës), p.n. 60000 Gjilan. Kjo zyrë rajonale, ashtu si edhe zyrat në rajonet e tjera dhe zyra qendrore, është e hapur për palët çdo ditë pune ( nga e hëna deri të premten), prej ores 8:00 – 16:00.