Featured Image

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT DHE UNICEF NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

20/06/2014

Prishtinë, 20 qershor 2014
Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi dhe Shefja e Misionit të UNICEF-it në Kosovë, znj.  Laila Omar Gad, sot nënshkruan një marrveshje bashkëpunimi për realizimin e platformës   “ Njihni të Drejtat e Juaja”. Kjo platformë ka për qëllim  promovimin e të drejtave dhe ngritjen e vetëdijës të personave të rinj (16-29 vjeçar), përmes qasjes në informata lidhur me institucione për mbrojtjen e të drejtave të tyre, kërkimi i mbështetjës ligjore dhe pranimin e ankesave për shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut.