Featured Image

IAP-në e vizituan studentët nga Universiteti i Essex-it, në Angli

12/06/2014

12 qershor 2014, Prishtinë – Studentët e Qendrës së të Drejtave të Njeriut, nga Universiteti i Essex-it, në Angli, kanë realizuar një vizitë studimore në Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP).

Ata janë pritur nga Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi i cili i ka informuar ata lidhur me mandatin dhe kompetencat kushtetuese dhe ligjore që ka ky institucion, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në përmbushje të obligimeve që ka.

Studentët patën mundësi të pyesin drejtëpërdrejtë Avokatin e Popullit dhe bashkëpunëtorët e tij lidhur me çështje që ishin në fokus të interesimit të tyre.
Një praktikë e tillë, e vizitave studimore në IAP tashmë është bërë e zakonshme, duke mirëpritur studentë nga universitete të ndryshme, nga jashtë dhe brenda vendit.