
Dhuro gjak – shpëto jetë!
06/06/2014
Disa ditë para 14 qershorit, Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, punonjës të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) dhe familjarë të tyre, kanë dhuruar gjak vullnetarisht. Falënderim ekipit të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, të cilët treguan gatishmëri që kjo të realizohej në objektin ku ndodhet Zyra Qendrore e IAP-së.