
U VENDOSËN KUTITË E ANKESAVE TË IAP-SË NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË
30/05/2014
30 maj 2013 – Në kuadër të vizitave të rregullta të IAP në qendrat korrektuese në vend, Zëvendësja e Avokatit të Popullit znj. Shqipe Ibraj Mala dhe Këshilltari i lartë ligjor z. Faton Morina, më 29 maj 2014, vizituan Burgun e Sigurisë së Lartë (BSL), me ç ‘rast realizuan një takim me Drejtorin e BSL z. Rasim Selmanaj.
Meqenëse kjo ishte vizita e parë e IAP-së në këtë qendër të re korrektuese, qëllimi i saj ishte informimi me punët e kryera, kushtet e banimit, përgatitjet që po bëheshin në funksionalizim të kësaj qendre, si dhe vendosja e kutive të ankesave të IAP-së.