FTESË MEDIAVE

30/05/2014

FTESË MEDIAVE

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) për të shënuar 1 qershorin[1], Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka paraparë disa aktivitete, me ç’rast fëmijët do të informohen lidhur me mandatin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, përkatësisht do të kenë mundësinë që të dëgjohen nga përfaqësuesit e IAP-së.

Aktivitetet do të zhvillohen gjatë ditës së dielë, datë 1 Qershor 2014, sipas radhës së poshtëshënuar:

PRISHTINË

Ora 10:00-11:00 – Vizitë në SOS Fshatin e Fëmijëve – Prishtinë. Mediat do të mund të përcjellin vizitën, duke respektuar rendin shtëpiak të fshatit

Ora 11:00 -14:00 – Takime me fëmijët në sheshin “Nëna Terezë” – nën dy tenda që do të kenë logon identifikuese të IAP-së, këshilltarët ligjor do të ofrojnë informata lidhur me mandatin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, dhe fëmijët do të kenë mundësinë që të dëgjohen nga përfaqësuesit e IAP-së, si dhe të dorëozjnë ankesat eventuale që ata mund të kenë.

Ora 13:00 -15:00 – Pëfaqësuesja e IAP i bashkangjitet aktiviteteve të përbashkëta në sheshin “Nëna Terezë”, në këndin e leximit dhe në pranimin e ankesave eventuale nga fëmijët.

Ora 15:00 – Save the Children dhe organizatat tjera joqeveritare, pjese e organizimit të përbashkët do t’i dorëzojnë Avokatit të Popullit kutinë me ankesat e fëmijëve të mbledhura gjatë kësaj dite.

Ora 12:00 -14:00 PRIZREN, GJAKOVË, JUG TË MITROVICËS, VERI TË MITROVICËS, GJILAN, GRAÇANICË në ambient të hapur, në afërsi të zyrave regjionale të IAP-së, do të ketë tenda të IAP-së ku këshilltarët ligjor do të ofrojnë informata lidhur me mandatin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, do të kenë mundësinë që të dëgjohen nga përfaqësuesit e IAP-së, si dhe të dorëozjnë ankesat eventuale që ata mund të kenë.

Ftoheni që t’i mbuloni medialisht aktivitet e organizuara nga IAP për këtë ditë.

Ju mirëpresim!


[1] Kjo datë u shpall si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në Konferencën Botërore për Mirëqenjen e Fëmijëve, më 1925, në Gjenevë të Zvicrës. Atë ditë, 54 shtete pjesëmarrëse miratuan Deklaratën e Gjenevës për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kjo datë shënohet në mënyra të ndryshme, nga shumë vende të botës.