U THEMELUA RRJETI REGJIONAL PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË KONFERENCËN E OMBUDSMANËVE NË LJUBLJANË
E enjte , 13/02/2014
Në kornizën e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) “ Përmirësimi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore përmes veprimeve për të forcuar Këshillin e Bashkëpunimit regjional (RCC)” të mbajtur me 10 shkurt 2014 dhe Nismës së Europës Qëndrore, të organizuar në Lubjanë në cilësinë e partneres udhëheqëse, u mbajt mbledhja e përbashkët e të gjitha zyrave të Ombudsmanëve të shteteve të Ballkanit perëndimor dhe të Sllovenisë dhe të Turqisë.
Gjatë sesionit plenar pjesëmarrësit diskutuan raportet e mundshme të bashkëpunimit për Ombudsmanët në regjion, gjë që rezultoi me një deklaratë të përbashkëta që reflekton ngjarjet e fundit në Sarajevë dhe qytetet tjera të regjionit.
Ombudsmanët nga Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia u pajtuan t’i bëjnë thirrje autoriteteteve të shteteve të veta që të tregojnë ndjeshmëri, shqetësim dhe qëndrueshmëri më të madhe kur kanë të bëjnë me çështjet që lidhen me të drejtat ekonomike dhe sociale të qytetarëve, pasiqë shkelja e këtyre të drejtave paraqet kërcënimin më të madhe të të drejtave të njeriut në përgjithësi.
Ombudsmanët theksuan nevojën e zgjidhjes së problemeve ekzistuese përmes zgjerimit të dialogut shoqëror dhe respektimit të plotë të interesave vitale të grupeve më të cenuara. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit është i thelbësor për të gjitha autoritetet në të gjitha situatat. Veçanërisht është e rëndësishme kur qytetarët ta shprehin pakënaqësinë e vet, gjë që do të jetë nën vështrim të kujdesshëm të ombudsmanëve gjatë tëre kohës.
Përtrirja e marrëdhënies së theksuar nga Ombudsmanët lidhur me të drejtat e njeriut është e lidhur ngushtësisht me respektimin e kushteve ekonomike dhe shoqërore të qytetarëve.
Grupet e posaçme punuese gjatë konferencës kanë adresuar propozimet për implementimin aktual të të drejtave të njeriut përtej dispozitave të shkruara ligjore në përgjithësi, të miratuara nga shumica e vendeve të tyre. Komisioni Evropian në Komunikatën mbi Strategjinë e Zgjerimit të dorëzuar Këshillit dhe Parlamentit Evropian në tetorin e shkuar ritheksojnë këtë çështje.
Personeli i zyrave të Ombudsmanve i kanë shkëmbyer përvojat në luftimin e diskriminimit të grupeve të ndjeshme ( si të personave me aftësi të kufizuar, Romëve, LGBT) dhe në aplikimin e masave për barazi gjinore (të drejtat shoqëroro-ekonomike dhe të punës në rastet e ngacmimeve të ndryshme në sektorin privat dhe publik dhe mbrojtja nga keqtrajtuesit).
Ata gjithashtu kanë debatuar lidhur me ndikimin e këtyre nismave si në nivel kushtetues (nismat para Gjykatave Kushtetuese, nisma legjislative para Parlament) po ashtu edhe në nivel të gjyqësorit (mbrojtja e procedurave demokratike dhe transparente; nismë para gjyqësorit dhe të drejtës në gjykim të drejtë ).
Nën rrethana të favorshme të Nismës së Evropës Qendrore dhe përfaqësuesve të RCC pjesëmarrës në konferencë, Ombudsmanët pjesëmarrës themeluan gjithashtu Rrjetin e tyre regjional, të hapur edhe për përfshirjen e Turqisë. Ata bashkërisht u pajtuan që Ombudsmani i Shqipërisë të caktohet si koordinator i Rrjetit për vitin 2014.
Më shumë informata mund të gjeni këtu: [email protected]