U MBAJTËN TRYEZA TË RRUMBULLAKËTA NË ZYRAT REGJIONALE TË IAP-SË NË PRIZREN DHE GJILAN

23/10/2013

23 tetor 2013 – Në kuadër të promovimit të vazhdueshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit ( IAP) ka vazhduar me mbajtjen e tryezave në qendrat ku ka të shtrira zyrat regjionale.
Me temën: “Përmbushja e misionit të Avokatit të Popullit” dje dhe sot, IAP ka mbajtur tryezat e rrumbullakëta në Prizren dhe në Gjilan.
Të ftuar në këto tryeza ishin përfaqësues të autoriteteve komunale, gjyqësorit, policisë, organizatave joqeveritare dhe mediave, të cilët patën mundësinë e një bisede të përbashkët me Avokatin e Popullit z. Sami Kurteshi dhe përfaqësuesit e tjerë të IAP-së.
Në fokus të diskutimeve ishte përmbushja e misionit të IAP-së, përgjegjësitë dhe kufizimet kushtetuese e ligjore, si dhe sfidat ekzistuese në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Tryezat në Prizren dhe Gjilan pasojnë tryezat e mbajtura me rastin e hapjese së zyrave të reja regjionale të IAP-së në Ferizaj dhe në Gjakovë.
Zyra regjionale në Prizren ndodhet në rr.”Remzi Ademi” , pa numër, ndërkaq Zyra regjionale në Gjilan ndodhet në rr. “Adem Jashari” në Ndërtesën e Komunës II. Ashtu si edhe zyrat tjera regjionale të IAP-së në Pejë, në Mitrovicë (dy zyra), në Ferizaj, në Gjakovë dhe në Gracanicë, edhe zyrat në Prizren dhe në Gjilan janë të hapura për palët nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00 – 16:00.