FTESË MEDIEVE
20/10/2013
Të hënën më 21 tetor 2013, , në Hotelin “Sirius” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:15 deri në orën 12:30, Avokati i Popullit organizon tryezën me temën ““Respektimi i të drejtave të njeriut të personave të vendosur në shtëpitë për të moshuar dhe në institucionet për përkujdesje””, Tryeza do të ofrojë mundësinë e një diskutimi të përbashkët, të problemeve me të cilat ballafaqohen personat e moshuar dhe personat me probleme të shëndetit mendor në institucionet për përkujdesje. Pjesëmarrës, do të jenë përfaqësues të institucioneve shtetërore të nivelit qendror, lokal dhe shoqërisë civile. Në tryezë do të prezantohet raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit dhe gjetjet nga hulumtimi në terren në lidhje me këtë çështje.