FTESE MEDIEVE

18/10/2013

Të nderuar / a, Avokati i Popullit organizon Tryezën e rrumbullakët “Zhurma dhe Ndikimi i saj në të Drejtat e Njeriut”, më 18 tetor 2013, e premte, në Resaturantin “Vila Gërmia”, në Prishtinë, prej orës 10:00 deri në orën 13:00. Tryeza do të ofrojë mundësinë e një diskutimi të përbashkët, të problemeve me zhurmën, me të cilën janë duke u ballafaquar qytetarët e Republikës së Kosovës. Pjesëmarrës, do të jenë përfaqësues të institucioneve shtetërore të nivelit qendror dhe lokal, shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare. Në tryezë do të prezantohet roli i Institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e mjedisit dhe qytetarëve nga zhurma, si dhe puna e Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit.