NJOFTIM MEDIAVE

10/10/2013

Sot, e enjte, me datë 10 tetor 2013, nga ora 17:30 – 18:00, Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi do të vizitoj punëtorët e ish Ndërmarrjes Shoqërore (NSH) IGK “Ballkan”, të cilët ndodhen në grevë që nga data 23 shtator 2013. Vizita do të bëhet në objektin ku po qëndrojnë grevistët. Vizita e Avokatit të Popullit bëhet pas pranimit të ankesës nga ana e ish punëtorëve të IGK “Ballkan” lidhur me mosshlyerjen e borxheve dhe obligimeve ligjore ndaj tyre, pas privatizimit të ndërmarrjes ku kanë punuar.