NJOFTIM MEDIEVE

30/09/2013

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi do të vizitojë nesër, e martë, me datë 1 tetor 2013, Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë. Gjatë kësaj vizite, Avokati i Popullit do të njihet për së afërmi me vështirësitë me të cilat përballet ky institucion. Vizita do të realizohet nga ora 9:00 – 9:30. Mediat do të mund të marrin pamje, si dhe një prononcim të Avokatit të Popullit në përmbyllje të vizitës.