AVOKATI I POPULLIT PRITI KOMISAREN E LARTË TË KOMBEVE TË BASHKUARA

20/06/2013

20 qershor 2013 – Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi ka pritur sot në një takim të veçantë Komisaren e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, znj. Navi Pillay, e cila po qëndron në një vizitë dy ditore në Kosovë.
Biseda u përqendruar në funksionimin e Institucionit të Avokatit të Popullit(IAP), përfshirë këtu pavarësinë e institucionit, buxhetin e mjaftueshëm, objektin dhe marrëdhëniet me autoritetet në Kosovë, si dhe mundësinë e akreditimit të IAP-së në organizatat e mekanizmat ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.
Gjithashtu gjatë takimit u vu theks i veçantë në numrin në rritje të ankesave, si dhe në zbatimin e rekomandimeve të IAP-së. Po ashtu u bisedua lidhur me Ligjin për IAP-në, mangësitë dhe mundësinë e plotësimeve e korrigjimeve të nevojshme me rastin e amandamentimit; lidhur me Ligjin Kundër Diskriminimit, si dhe u fol për punën që po e bëhet lidhur me mekanizmin për parandalimin e torturës, bashkëpunimit me shoqërinë civile, si dhe mënyrat e bashkëpunimit me mekanizmat ndërkombëtar të të drejtave te njeriut.