NJOFTIM PËR MEDIA
Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor të çdo viti, në mënyra të ndryshme, nga shumë vende të botës. Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka paraparë një varg aktivitetesh, për të shënuar këtë datë, e cila u shpall Ditë Ndërkombëtare e Fëmijëve në Konferencën Botërore për Mirëqenjen e Fëmijëve, më 1925, në Gjenevë të Zvicrës. Atë ditë, 54 shtete pjesëmarrëse miratuan Deklaratën e Gjenevës për Mbrojtjen e Fëmijëve. Aktivitetet e IAP-së do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë, datë 1 Qershor 2013, sipas radhës së poshtëshënuar:
Ora 10:00-11:00 – Vizitë në Fshatin e Fëmijëve SOS Kinderdorf – Prishtinë
Mediat do të mund të përcjellin vizitën, duke respektuar rendin shtëpiak të fshatit
Ora 11:00-14:00 – Takime me fëmijët në sheshin “Nëna Terezë”
Takimet do të mbahen nën 2 tenda, të cilat do të vendosen në sheshin kryesor të Prishtinës. Z. Kurteshi do të takojë edhe personalisht fëmijët dhe do të deklarohet për mediat në ora 12:00, para tendave të IAP-së të vendosura në shesh.
Ora 11:00-13:00 – Takime me fëmijët në Llapnasellë
Në Llapnasellë do të vendoset 1 tendë. Aty, njëlloj si në Prishtinë, fëmijët do të mund të takohen me përfaqësuesit e IAP-së.
Ora 13:00-14:00 – Vizitë të miturve në Qendrën Korrektuese dhe të Paraburgimit në Lipjan
Mediat nuk do të mund të përcjellin vizitën në këtë Qendër, por informata nga kjo vizitë do të jetë pjesë e komunikatës për mediat, që do të lëshohet nga IAP pasi të përmbyllen aktivitetet gjatë kësaj dite.
Në përgjithësi në këto takime, fëmijët do të informohen lidhur me mandatin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, përkatësisht do të kenë mundësinë që të dëgjohen nga përfaqësuesit e IAP-së.
Ftoheni që t’i mbuloni medialisht aktivitet e organizuara nga IAP për këtë ditë.
Ju mirëpresim!