VIZITË E BASHKËPUNËTORËVE NGA KIRGIZTANI TË “SAFERWORLD”, NË INSTITUCIONIN E AVOKATIT TË POPULLIT

22/05/2013

22 maj 2013 – Kolegë dhe bashkëpunëtorë nga Kirgiztani të organizatës “Saferworld”, me seli në Londër të Britanisë së Madhe, u pritën sot nga z. Sami Kurteshi, Avokat i Popullit ,
Delegacioni nga Kirgiztani u interesua për punën që bën IAP, bashkëpunimin që ka me policinë, si dhe rastet që kanë të bëjnë me policinë , si dhe u fokusuan në mënyrë të veçantë në reformimin e sistemit policor dhe rolin e IAP-së në këtë drejtim. Gjatë takimit po ashtu u fol edhe për gjendjen e përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë si dhe rolin që mund të luaj Avokati i Popullit sa i përket qeverisjes së mirë dhe funksionalizimit e efektivitetit të administratës.