Avokati i Popullit të Kosovës në vizitë dyditore në Shqipëri
3 maj 2013 – Me ftesë të homologut të tij në Republikën e Shqipërisë, ka udhëtuar për një vizitë dyditore, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, z. Sami Kurteshi me bashkëpunëtorë të tij.
Gjatë kësaj vizite delegacioni vizitoi ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit në Tiranë, me ç’rast është paraparë edhe nënshkrimi një Marrëveshjeje Bashkëpunimi mes IAP të Shqipërisë dhe IAP të Kosovës. Në kuadër të kësaj vizite është edhe seminari i përbashkët, me temë ““Bashkëpunimi i shoqërisë civile me Institucionin e Avokatit të Popullit”.
Gjithashtu, delegacioni nga Kosova , i shoqëruar edhe nga Avokati i Popullit të Shqipërisë z. Igli Totozani kanë takuar sot në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, ministrin respektiv z. Eduard Halimi. Në agjendë është paraparë gjithashtu edhe vizita legjislativit të Shqipërisë. Vizita e delegacionit nga Kosova përmbyllet sot në orët e pasditës.