FTESË MEDIEVE
25/04/2013
Institucioni i Avokatit i Popullit promovon raportin “Shfrytëzimi seksual i fëmijëve në Kosovë”, i dalë nga hulumtimi i kryer nga Institucioni i Avokatit të Popullit – Grupi për të Drejtat e Fëmijëve, në mbështetje të Save the Children International.
Promovimi mbahet të premten, më 26 prill 2013, në hotel “Victory” në Prishtinë, nga ora 11:00 – 13:00 (koktej nga 12:30 – 13:00).
Mediat ftohen të marrin pjesë në promovim dhe ta përcjellin ngjarjen!