PËRFAQËSUES TË BORDIT PËR MIGRACION TË SUEDISË U PRITËN NGA AVOKATI I POPULLIT
15/04/2013
15 prill 2013 – Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi priti sot znj. Filippa Nordfeldt, këshilltare në Ambasadën suedeze në Shkup e shoqëruar nga z. Erik Hoff dhe z. Jens Bolling të Bordit të Migracionit Suedez.
Takimi ishte i karakterit informues lidhur me misionin dhe punën e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, me theks të veçantë gjendjen e komuniteteve romë, ashkali, egjiptas, gjendjen e komunitetit LGBT dhe rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje.