Takime të ndara të Avokatit të Popullit me përfaqësues të EULEX-it, UNMIK-ut dhe UNICEF-it

21/02/2013

21 shkurt 2013 – Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka pritur sot në takime të ndara z.John J.Ryan nga Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut i EULEX-it, znj. Almaz Zerihun nga Zyra për mbështetje të Komuniteteve e UNMIK-ut dhe znj Laila Omar Gad, udhëheqëse e Zyrës së UNICEF-it për Kosovë.
Të drejtat e njeriut në Kosovë, sfidat, shqetësimet dhe progresi i arritur, si dhe bashkëpunimi i këtyre mekanizmave ndërkombëtar me Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) për të avancuar pozitivisht në këtë aspekt ishin tema që u diskutuan në këto takime. Gjithsesi, në varësi të karakteristikave që EULEX-i, UNMIK-u dhe UNICEF-i kanë në misionet dhe punën e tyre, gjatë takimeve janë biseduar edhe çështje specifike që lidhen me punën dhe misionin e IAP-së dhe mbështetjen e ndërsjellë që mund të realizohet.
Në këto takime po ashtu u shfaq gatishmëria për bashkëpunim të mëtutjeshëm, për të bërë hapa në përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe informimin gjithëpërsfhirës mbi rolin që kanë institucionet dhe mekanizmat që kanë për mision mbrojtjen dhe avokimin e të drejtave të njeriut.