Avokati i Popullit priti Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë
13/02/2013
11 shkurt 2013 – Avokati i Popullit z.Sami Kurteshi ka pritur në një takim të vecantë njohës Ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë z. Jean-Claude Schlumberger. Gjatë takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe vazhdimin e mbështetjes që OSBE, Misioni në Kosovë, i ofron IAP-së përmes një këshilltari special. Avokati i Popullit ka falënderuar Ambasadorin Schlumberger për mbështetjen që Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka ofruar në vazhdimësi IAP-së.