FTESË PUBLIKE QYTETARËVE PËR TË PARAQITUR NË IAP RASTET LIDHUR ME FATURAT E KEK-ut
9 shkurt 2013 – Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka përcjellë nga afër protestat e qytetarëve lidhur me ankesat që ata kanë paraqitur për faturat e pranuara nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) për muajin janar 2013.
IAP ju bën thirrje publike të gjithë kosnumatorëve të KEK-ut që kanë ankesa për faturat e muajit janar 2013 që të lajmërohen në Zyrën Qëndrore të IAP-së në Prishtinë, ose në zyrat regjionale të IAP-së, në: Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan apo Gracanicë. Ata duhet të sjellin me vete faturën kontestuese( një kopje e së cilës do të mbetet në IAP), të lënë adresën e saktë (nëse kjo nuk përputhet me adresën e shënuar në faturë) dhe të lënë një numër telefoni për kontakt.
IAP do të hetojë rastin, duke kontaktuar edhe qytetarët edhe KEK-un, për të mbledhur informata dhe dëshmi në lidhje me secilin vec e vec, për të sqaruar se cfarë ka ndodhur sa i përket faturave të energjisë elektrike të muajit janar.