NJOFTIM PËR MEDIA

01/02/2013

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ju njofton se nga data 3 – 5 shkurt 2013, në Kosovë do të qëndroj për një vizitë zyrtare Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Totozani, i shoqëruar nga bashkëpunetorët e tij dhe nga pjestarë të shoqërisë civile.
Cështjet që do të trajtohen gjatë kësaj vizite do të jenë:
• Shkëmbimi i eksperiencave dhe bashkëpunimi mes dy institucioneve homologe
• Promovimi i të drejtave të njeriut dhe praktikat e komunikimit me qytetarët
• Bashkëpunimi me mediat, shoqërinë civile dhe komunitetin ndërkombëtar.
• Procesi i menaxhimit të ankesave, raportet e veçanta dhe raporti vjetor.
• Shtrirja e veprimtarisë së Institucionit, nëpërmjet Zyrave Rajonale dhe Ditëve të Hapura.
Gjatë kësaj vizite, z. Totozani do të realizoj një varg takimesh. Të poshtëshënuar gjeni orarin e takimeve:
E dielë, 3 shkurt 2013
Në orët e vona të pasdites arrin delegacioni nga Shqipëria.
E hënë, 4 shkurt 2013
10:00 – 11:00 – z. Igli Totozani, Avokat i Popullit të Shqipërisë, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria do të pritet nga z. Sami Kurteshi, Avokat i Popullit të Kosovës. Mediat do të mund të marrin pamje, ndërkaq në perfundim të takimit, të dy Avokatët do të pronocohen për mediat.
12:00 – 13:30 – Drekë pune mes delegacioneve të dy institucioneve dhe të shoqërisë civile nga të dy vendet.
14:00 – 15:00 – z. Igli Totozani do të takohet me z. Rexhep Qosja, në lokalet e Institutit Albanologjik.
E martë, 5 shkurt 2013
10:00 – 10:30 – Delegacionet e të dy vendeve do të takojnë z.Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Takimi bëhet në Kuvendin e Kosovës.
13:00 – 14:00 – Vizitë në Prekaz.
Ju lutem më kontaktoni në numrin e telefonit mob.: 044 827 844 për çdo paqartësi eventuale, apo nëse si mediume keni interesim për intervistë apo prononcim të z. Totozani gjatë vizitës së tij në Kosovë. Mbetet në vullnetin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë që të përcaktohet se në cilat mediume dhe për cilat tema do të jetë në mundësi të flasë.
Gjithsesi, për çdo ndryshim eventual apo risi në agjendën e vizitës së tij do t`ju njoftojmë paraprakisht.