AVOKATI I POPULLIT PRITI NË NJË TAKIM PËRSHËNDETËS KREUN NË LARGIM TË EULEX-IT
29 janar 2013 – Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi ka pritur sot në një takim përshëndetës kryesuesin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Xavier De Marnhac, i cili tashmë është në përfundim të mandatit të tij.
Z. Kurteshi e falënderoi z. De Marnhac për vizitën dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë kësaj periudhe sa ishte në krye të EULEX-it.
Z. Kurteshi dhe z.De Marnhac gjatë takimit të tyre vunë theksin në domosdoshmërinë e sundimit të ligjit në Kosovë dhe shndërrimin në veprime konkrete të deklarimeve të vazhdueshme për hapa përpara në këtë aspekt. Sundimi i ligjit garanton një sistem demokratik, si dhe ndihmon në përmbushjen e misionit sfidues të Institucionit të Avokatit të Popullit, si mbrojtës dhe avokues i të drejtave dhe lirive të njeriut.