Avokati i Popullit vizitoi Zyrën Administrative në Mitrovicë
21 janar 2013 – Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi me bashkëpunëtor vizitoi Zyrën Administrative në Mitrovicë, me ç`rast u takua me shefen e zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë znj. Adriana Hoxhiq.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi nga ana e IAP-së, me funksionimin e Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në veriun e Mitrovicë dhe punën që është duke e bërë kjo Zyre në të mirë të qytetarëve të kësaj pjese të Kosovës. Njëkohësisht Avokati i Popullit falënderoj znj. Hoxhiq në ndarjen e hapësirës për zyrën e IAP në ndërtesën ku gjendet edhe Zyra Administrative.
Shefja e Zyrës Administrative në veriun e Mitrovicës, znj. Hoxhiq u shpreh e kënaqur me vizitën e Avokatit të Popullit dhe njëkohësisht e njoftoj Avokatin e Popullit me punën, të arriturat dhe vështirësitë në funksionimin e kësaj Zyre. Po ashtu e njoftoj dhe e falënderoj AP-në me bashkëpunimin e mire që ka kjo Zyrë Administrative me nën –zyrën e IAP-së në Mitrovicë.