FOTOLAJM – VIZITA E STUDENTËVE TË VENEDIKUT NË IAP

17/01/2013

17 janar 2013 – Institucionin e Avokatit te Popullit (IAP) e vizituan 20 studentë nga Qendra Universitare e të Drejtave të Njeriut dhe Demokratizimit me seli në Venedik të Italisë. Të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës gjatë ata u pritën nga Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi. Studentët gjatë vizitës u njoftuan me mandatin e IAP-së, misionin me të cilin ky institucion është i ngarkuar dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë në përgjithësi.