Avokati i Popullit vizitoi komunën e Gjakovës

17/01/2013

17 janar 2013 – Në kuadër të takimeve me kryetarë komunash, Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi vizitoi komunën e Gjakovës.
Në takim me kryetarin e kësaj komune, z.Pal Lekaj u bashkëbisedua lidhur me angazhimet dhe vështirësitë me të cilat aktualisht përballet kjo komunë, në mënyrë të veçantë lidhur me të drejtat e njeriut. Z.Kurteshi e njoftoi z.Lekaj se brenda pjesës së parë të vitit 2013, IAP do të hapë një zyrë në komunën e Gjakovës, meqë tashmë me reformat në gjyqësor, Gjakova do të ketë edhe Gjykatën themelore. Hapja e kësaj është identifikuar si nevojë e kahershme, por vetëm tani janë krijuar mundësit dhe rrethanat e përshtatshme që kjo të bëhet. Kryetari i Gjakovës z.Lekaj e mirëpriti lajmin për një zyre që mbulonte regjionin e komunës që ai drejton dhe shprehu gatishmërinë që brenda një afati të shkurtër kohor të marrë një vendim për ndarjen e një hapsire të përshtatshme në një objekt publik, që do t`i jipej në shfrytëzim IAP-së.