Zëvendës avokati i IAP-së takoi përfaqësuesit e Njësisë Mobile të EULEX-it për Çështje të Drejtësisë
15 janar 2013 – Zëvendësi i Avokatit të Popullit, z. Isa Hasani,i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Hetimeve të IAP-së, z. Tafil Rrahmani takoi z.Kristoph Herbst dhe Hubert Van Eck, nga Njësia Mobile e EULEX-it për Çështjet e Drejtësisë (MMU).
Takimi u mbajt me kërkesën e zyrtarëve te EULEX-it dhe kishte ne fokus ankesat e qytetarëve të paraqitura në IAP, ne rastet kur institucionet e Kosovës kanë shkelur të drejtat e qytetarëve të Kosovës në lidhje me shfrytëzimin e gjuhëve zyrtare në rastin e ndonjë procedure gjyqësore penale, por edhe bashkëpunimit në të ardhmen.
Z. Hasani njoftoi se në IAP numër i madh i ankesave i përkasin gjyqësorit dhe se shumica e tyre kanë të bëjnë me zvarritjet e procedurave nga ana e gjykatave. Sa i përket përdorimit të gjuhëve ka ankesa te karakterit të ndryshëm, sipas fushave dhe institucioneve. Në përgjithësi sa i përket përdorimit të gjuhës ne gjykata ne rastet penale, me përjashtim te ndonjë rasti, respektohet përdormi i gjuhëve zyrtare për palët në procedurat gjyqësore.
Dyanshëm u shpreh gatishmëria e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, në përmbushje të misionit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, të garantuara me aktet normative në vend dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare.