Avokati i Popullit vizitoi Komunën e Ferizajit
15/01/2013
15 janar 2013 – Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi vizitoi komunën e Ferizajit, me ç`rast u takua me kryetarin e kësaj komune, z. Agim Aliu.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi nga ana e IAP-së për të hapur një zyrë nga institucioni në këtë komunë, si dhe kërkesa për një hapsirë të përshtatshme në ndërtesën e komunës. Hapjen e kësaj zyre IAP e konsideron si nevojë të kahershme, por vetëm tani mundësit buxhetore lejojnë një gjë të tillë. Kryetari i Ferizajit, z. Aliu u shpreh i gatshëm për sigurimin e hapsirës së përshtatshme për punë, duke e konsideruar të mirëseardhur hapjen e një zyre të tillë dhe duke e vlerësuar si korigjuese të punës që bëhet, në mënyrë të veqant për respektimin në vazhdimësi të të drejtave dhe lirive të njeriut.