Mbrojtja e konsumatorit
09/01/2013
Ditëve të fundit të vitit 2012, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), duke vlerësuar tejet të rëndësishme mbrojtjen e konsumatorit, ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit.
Po ashtu, MTI ka krijuar edhe qendrën e thirrjeve falas në numrin 080 11000, ku mund të thirrni 24 orë pandërprerë, për të lajmëruar në qoftë se në tregun kosovar hasni në gjëra të dyshimta, ushqime me afat të skaduar etj.
Duke e pasur parasysh se secili nga ne është konsumator, lajmërimi i rasteve të parregullsive në tregun e vendit, është kontribut i drejtëpërdrejtë në mbrojtjen e të drejtes së konsumatorit.