Avokati i Popullit përkrah iniciativën e Institutit Kombëtar për Demokraci
26 dhjetor 2012 – Avokati i Popullit, Sami Kurteshi me bashkëpunëtorë ka takuar sot përfaqësuesit e Institutit Kombëtar për Demokraci ( National Democratic Institute NDI ), të cilët në kuadër të javës për barazi gjinore kanë nisur iniciativën për mbështetje të grave vetushqyese.
Në bazë të asaj çfarë prezantuan përfaqësuesit e NDI në këtë takim, tashmë është krijuar një grup i përbërë nga përfaqësues të partive të ndryshme politike dhe të organizatave jo qeveritare, si nismë e cila ka për qëllim mbledhjen e informatave si dhe gatishmërinë e institucioneve në përkrahje të të drejtave të gruas. Duke e vlerësuar si nismë të qëlluar, Avokati i Popullit u ofroi mbështetjen dhe përkrahjen e institucionit që udhëheq përkatësisht të njësisë për barazi gjinore të cilët mund të japin koontributin e tyre të drejtëpërdrejtë në këtë projekt të NDI-së.