IAP MORI PJESË NE FORUMIN MBI TË DREJTAT E NJERIUT DHE BIZNESET

17/12/2012

6 dhjetor 2012 – Nga data 3 deri me 5 dhjetor, përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) moren pjesë në Forumin “Biznesi dhe të Drejtat e Njeriut”, i cili u mbajt në Zvicër. Në këtë Forum të mbajtur në Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, morën pjesë përfaqësues nga mbarë bota.
Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara në paragrafin e 12 të Rezolutës 17/4 ka themeluar Forumin për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut, që udhëhëhiqet nga një grup punes. Ky ishte Forumi i parë mbi të drejtat e njeriut dhe bizneset.
IAP planifikon të krijoi një njësi të vecantë që do të trajtoj rastet që lidhen me këtë aspekt të të drejtave të njeriut. Si veprim konkret në këtë drejtim ka qenë tryeza e para pak javëve, e organizuar nga IAP që ka trajtuar pikërisht këtë temë, e ku kanë qenë të ftuar një numër i madh partnerësh socialo – ekonomik dhe institucione e mekanizma përkatës. Nga kjo tryezë janë nxjerrë një varg rekomandimesh, të cilat do të jenë pjesë e Raportit vjetor për vitin 2012.