IAP-në e vizituan studentët e UBT-së
Prishtinë, 12 dhjetor 2012- Një vizitë studimore nga studentët e Fakultetit të Juridik të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), të shoqëruar nga Prof. Dr. Belul Beqaj, është realizuar në Institucionin e Avokatit të Popullit.
Ata janë pritur nga Avokati i Popullit Sami Kurteshi i cili i ka informuar ata lidhur me
punën dhe angazhimin e këtij institucioni, konform mandatit dhe kompetencave kushtetuese
e ligjore që ka.
Studentët patën rastin që drejtëpërdrejtë nga Avokati i Popullit të marrin informata për rolin
që ka ky institucion, mënyrën se si funksionon dhe se sa zbatohen rekomandimet dhe raportet e këtij institucioni.
Një praktikë e tillë, e vizitave studimore në IAP u vlerësua dyanshëm si veprim i qëlluar dhe i mirëseardhur.
on asnjë presion nga jashtë në veprimet e tij, pa marrë parasysh rrethanat dhe personat, qofshin ata fizikë apo juridikë.