AVOKATI I POPULLIT PRITI SHEFIN E UNMIK-UT
12 dhjetor 2012 – Avokati i Popullit Sami Kurteshi priti në një takim të veçantë shefin e UNMIK-ut Farid Zarif. Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit(IAP) dhe UNMIK-ut në lëmin e të drejtave të njeriut.
Në këtë takim z. Kurteshi tha se IAP është i hapur për bashkëpunim me të gjithë, duke pasur si synim mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Ai theksoi se janë bërë hapa pozitiv në drejtim të përmirësimit të shërbimeve që IAP u ofron qytetarëve të vendit.
Në anën tjetër, z. Zarif ka vlerësuar punën IAP-së, duke e konsideruar të rëndësishme në përmirësimin e mëtutjeshëm të aspektit të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Në fund të takimit, z. Kurteshi dhe z. Zarif shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e të drejtave të njeriut.