FTESË MEDIEVE
22/11/2012
Të nderuar, Të premten, më 23 nëntor 2012, në hotel “Sirius” në Prishtinë, nga ora 11:00 – 13:00 Tryezë e rrumbullakët “KUNDËR DHUNËS NDAJ GRUAS”
Kjo Tryezë është pjesë e aktiviteteve për avokimin dhe sensibilizimin e opinionit kundër dhunës ndaj gruas. Në këtë prizëm, do të theksohet roli i Avokatit të Popullit në luftën për barazi gjinore e kundër diskriminimit, si dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe mediat në këtë drejtim, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme lidhur me sfidat dhe arritjet, bashkë me përfaqësuesit e institucioneve të pushtetit në nivelin qendror dhe lokal.
Ky aktivitet zhvillohet me mbështetjen e OSBE-së – misioni në Kosovë.