Avokati i Popullit priti Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë

21/11/2012

20 nëntor 2012 – Në zyrën qendrore të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP), në një takim të veçantë, z. Sami Kurteshi, Avokat i Popullit ka pritur z. Samuel Zhbogar, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar Institucionin e Avokatit të Popullit ( IAP).
Gjatë këtij takimi Avokati i Popullit dhe Përfaqësuesi Special të BE-së në Kosovë kanë biseduar mbi të arriturat e IAP-së, vështërsitë e sfidat që ky institucion ka pasur e ka në përmbushjen e misionit dhe mandatit të tij, si dhe për mbështetjen që BE ka dhënë dhe mund të ofroj në të ardhmen në mbështetje të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në Kosovë.