FTESË MEDIEVE

20/11/2012

Të mërkurën, më 21 nëntor 2012, në hotel “Prishtina” në Prishtinë, nga ora 11:00- 13:00 mbahet Tryeza e rrumbullakët “BIZNESI DHE TË DREJTAT E NJERIUT”
Tryeza ka për qëllim të ofrojë mundësinë e një diskutimi të përbashkët mes përfaqësuesve të institucioneve dhe autoriteteve publike, përfaqësuesve të biznesit privat, si dhe të shoqërisë civile, lidhur me të bërit biznes dhe të drejtat e njeriut. Vështrimi i kësaj çështje nga pozicione të ndryshme hap mundësinë e koncepteve që dallojnë mes vete.