Avokati i Popullit mori pjesë në Konferencën e 11-të Ndërkombëtare të Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut
7 . 11. 2012 – Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi po merr pjesë në Konferencën e 11-të Ndërkombëtare të Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (NHRI), e cila po mbahet në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.
Konferenca me temën “Te drejtat e grave dhe vajzave – Promovimi i barazisë gjinore- Roli i Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut”,është organizuar nga Qendra Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (NCHR) në bashkëpunimme Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OHCHR) dhe Komiteti Koordinues Ndërkombëtar I Institucioneve Kombëtare për Promovimin dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (ICC)
Në Konferencë është diskutuar situata aktuale, sfidat dhe përparimet që janë bërë për të drejtat e gruas në dritën e standardeve ndërkombetare për të drejtat e njeriut. Përmes diskutimeve përfaqësuesit e Institucioneve pjesëmarrëse në këtë Konferencë po shkëmbejnë përvojat e tyre në promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave. Fokusi i diksutimeve u drejtua në pengesat në fushën ligjore, ekonomike, kulturore dhe strukturore që shpien në diskriminimin e të drejtave të gruas dhe në pabarazi.
Të gjitha konkluzionet e Konferencës do të përmblidhen në Deklaratën e Amanit e cila do të aprovohet në fund të Konferencës. Kjo Deklaratë do të përfshijë edhe planin e veprimit për zbatimin e saj.